ForumForum  PortailPortail  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Valoni



Numri i postimeve : 3
Join date : 17/10/2008

MesazhTitulli: Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg   Sat Oct 18, 2008 12:44 am


Edhe pse tregu i shfletuesve të internetit është larg një beteje të ashpër, Internet Explorer nga Microsoft edhe më tutje është sundimtar i papërkulshëm. Mirëpo gjërat edhe në këtë industri interesante për ne po ndryshojnë.Ekspertët e kompanisë Net Applications, më saktësisht filiali i cili merret me produkte apo shërbime të caktuara në treg, çdo muaj raporton mbi ndryshimet të cilat ndodhin. Muajin e kaluar, kanë shënuar trendin e rënies së pjesëmarrjes së Internet Explorerit, mirëpo gjithashtu edhe të Firefoxit.

Sipas të dhënave të Net Applications për muajin shtator, Internet Explorer ka humbur edhe 0.63 për qind shtesë të pjesëmarrjes në krahasim me të dhënat e muajit të mëhershëm, mirëpo ende gjendet në vendin e parë me 71.52 për qind të pjesëmarrjes. Sigurisht në vendin e dyte gjendet Firefox me 19.46 për qind të pjesëmarrjes në treg, mirëpo edhe ky shfletues interneti ka shënuar rënie prej 0.22 për qind në raport me të dhënat e muajit gusht.

Rritje të pjesëmarrjes ka shënuar Apple Safari, dhe atë për 0.28 për qind, derisa ende gjendet në vendin e tretë të shfletuesve më të përdorur të internetit me 6.65 për qind të pjesëmarrjes. Rritje ka shënuar edhe Opera të cilës rritja prej 0.07 për qind i ka mundësuar që të zë vendin e pestë me 0.69 të pjesëmarrjes.

Vendi i katërt mbetet i rezervuar për risinë e kësaj liste, Google Chrome, i cili sipas të dhënave të Net Applications ka 0.78 për qind të pjesëmarrjes, mirëpo gjithashtu shënon rënie, dhe atë për më shumë se një për qind.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Si Internet Explorer ashtu edhe Firefox humbin pjesëmarrje në treg
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkolla Shqipe ka pjesën e historisë se vet edhe në në dhe të huaj
» Merr pjesë edhe Sefer Haxhija
» Asllan Dibrani: Gjergj Kastriot Skënderbeu edhe për se vdekuri po i tremb armiqtë!
» Urimet për Ditëlindjen time!
» Besim Muhadri & Dukagjin Markaj: Vrasja e burrave në Kusur të Hasit në prill të vitit 1941 – pjesë e skenarëve serb për shfarosjen e shqiptarëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: (....::::Rregullat ne Forum::::....) :: Lajmet e Portalit-
Kërce tek: