ForumForum  PortailPortail  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dhjetë mashtruesit më të mëdhenj të historisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
CrackerAriani



Numri i postimeve : 57
Join date : 17/10/2008

MesazhTitulli: Dhjetë mashtruesit më të mëdhenj të historisë   Fri Oct 17, 2008 8:29 pm

Nga shitësi i kullës "Eiffel" deri tek "Kolombo" i Evropës


Kanë mashtruar jashtëçdo imagjinate. Victor Lustig ka shitur kullën "Eiffel" për hekur; falsifikatori i famshëm Frank Abagnale ka bërë histori me falsifikimet e tij; Christopher Rocancourt, jetimi i braktisur nga prindërit alkoolistë, bëri para duke u shtirur si aristokrat i familjes Rockfeller; Ferdinand Demara "ndërroi" 11 karaktere duke u hequr, si murg, kirurg e deri kryeredaktor. David Hampton kishte fiksim të mashtronte VIP-at e Hollivudit. Ai filloi duke thënë se ishte djali i aktorit të famshëm zezak, Sidney Poitier, e më pas nuk iu ndante të famshmëve duke i gënjyer jashtë çdo arsyeje. Kush e kujton këngën "Girl you know it's true", do të çuditet me grupin e famshëm Milli Vanilli. Dy këngëtarët e tij, që morën edhe çmimin "Grammy", nuk dinin të këndonin. Ndërsa Cassie Chadwick jetoi 8 vjet me një pusullë që e kishte shpikur vetë dhe ku kishte falsifikuar firmën, në të cilën shkruante se industrialisti i famshëm, Andrew Carnegie, i kishte premtuar 2 milionë dollarë. Akoma më interesante janë historitë e Mary Baker, "Princeshës" Caraboo nga ishujt Javasu, një shërbëtore që hiqej si princeshë duke u veshur me rroba ekzotike e duke folur një gjuhë të pakuptueshme që e kishte shpikur vetë. Po aq interesante ishte edhe libri i George Psalmanazar, një njeriu që pretendonte se kishte gjetur Evropën. Ai shkruante se kishte ardhur nga një ishull ku njerëzit ecnin lakuriq e vinin pjata floriri para pjesëve intime, ku burrat hanin gratë nëse i tradhtonin, e një sërë mashtrimesh të tjera shumë të suksesshme, por me të cilat u mërzit edhe vetë autori. Ndërsa, "kapiteni" i stisur në pesë minuta, Wilhelm Voigt arrestoi dy figura të larta për vjedhje librash dhe u vodhi atyre të gjitha kursimet. Këta janë mashtruesit më të mëdhenj të historisë së botës. Jo vetëm se kanë jetuar për vite me radhë vetëm me anën e mashtrimit, por se fantazitë e tyre kanë qenë gjeniale. Aktiviteti dhe historitë e tyre janë mjaft interesante. Po ashtu është edhe përfundimi i tyre. Nëse mendoni se pjesa më e madhe e tyre ka përfunduar në burg, e keni gabim. Frank Abagnale, prej të cilit është bërë edhe filmi "Catch me if you can", me protagonist Leonardo di Caprio, është presidenti i shoqërisë këshillimore me emrin e tij, për mashtrimet financiare. "Mashtruesi i madh", i 11 profesioneve, Ferdinand Demara, e mbylli jetën e tij si meshtar babtist, Wilhelm Voigt, kapiteni i Köpenick-ut, u fal nga Kaiser Wilhelm II për shkak të simpatisë që kishte fituar në popull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dhjetë mashtruesit më të mëdhenj të historisë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flori Slatina: Varre të thjeshtë, njerëz të mëdhenj - Naim Frashëri
» Qamil L. Zekolli:Me rastin e përkujtimit të trembëdhjetëvjetorit të rënjes heroike të Komandantit të Brigadës 121-"Kumanova" të UCK-së, Ismet Jashari dhe 65 dhe Dëshmorëve të kësaj Brigade
» Baki Ymeri: Kadri Mani është një ndër prijësit e mëdhenj të Lirisë që e gëzon Kosova sot
» Flori Slatina: Varre të thjeshtë, njerëz të mëdhenj - Tefta Tashko Koço
» Kush janë dhjetë femrat më të pushtetshme në Kosovë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: (....::::DISKUTIME SHOQERORE::::....) :: Historia,gjuha dhe arti Shqiptar-
Kërce tek: