ForumForum  PortailPortail  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pavarsia E Jonë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
CrackerAriani



Numri i postimeve : 57
Join date : 17/10/2008

MesazhTitulli: Pavarsia E Jonë   Fri Oct 17, 2008 8:28 pm

KUMTESË ME RASTIN E DEKRETIMIT PAVARËSISË KOSOVËS.



Të nderuar edhe të dashur motra edhe vëllezër bashkëkombasshqiptarë.

Vetë rrethana për të cilën jemi mbledhur sonte, tubim mbas dekretimit të Pavarësisë Kosovës,e ngré këtë takim në një nivel të përveçëm. Prandaj e ndjej me vënd t’i falënderoj në mënyrë të posaçmeHirësín’e Tij Imam Vehbiun, Imam Shuajbin si edhe Këshillin e Xhamisë sonë, qëma besuan mua nderin t’a mbaj këtë ligjëratë. E konsideroj ndér të madh besimin e tyre, sepse tëtilla ligjërata nuk mbahen dy herë ... por një herë përgjatë gjithë jetës !

E tashti që edhe ju të nderuar pjesëmarrës, për aq kohëzgjatjesa do të zerë kjo ligjëratë ... më pranuat si folës, ju ftoj që duke filluar qënga Sulejman Vokshi i betejës Cernolevës, krasniqasit Mic Sokoli, Ali Ibrës ngaGashi e duke vazhduar me Hasan Prishtinën e Bedri Pejanin, të mënçuritpolitikanë, të pasuar nga Ibrahim Rugova si edhe Fehmi Agani për të dalë tekAdem Jashari me gjithë fis të tijin si edhe të gjithë luftëtarët e U.Ç.K.- sëpo ashtu edhe martirët e holokaustitsërb ndaj shqiptarëve të rënë pa e parë realitet këtë ditëqë ne po festojmë sot, ju ftoj të ngrihemi në këmbë dhe në heshtje t’a nderojmëkujtimin e tyre !

I përjetshëm u ruajtë brez pas brezi kujtimi i atyre që uflijuan për t’ia arritur kësaj dite lirije Kosova : Kosova e tyre edhe e jona !

Këtë kumtesë nuk dua t’a bëj paradë suksesesh edhe euforíe. Jo. Dua që me anën e saj të ndërgjegjësohemi mos të gabojmë nëtë ardhmen e vështirë !

Pak histori, disi e lashtë : Fantazit’e shtrembëruesve të historisë janë përdorur jet’edhe mot ngatiranët, të etur për pushtet edhe pushtime, për plotësimin e qëllimeve të tyreshoviniste në kurriz popujsh të tjerë. Këto fantazi janë sa të larmishme por edhe po aq të neveritëshme. Shikoni, sa për një shëmbullskandaloz se si, sipas tezës të Radoslav Gaçinoviq, ... shtrirja eserbëve në Kosovë daton qysh nga shekulli i VII-të. Në periudhën e shekujve IX-të e deri XI-të, kanë krijuarprincipatat lokale brënda perandorisë ...

Pohimin e këtij shkencëtari shovinist, po e ballafaqoj me ç’ka thënë e shkruarhistoriani dhe albanologu tejet i shquar Dr.Milan Shufflaj në veprën e tij Serbëtdhe Shqiptarët,(botim i vitit 2002 – faqe 19) : “ Historia e popullit shqiptar në Ballkannuk fillon në shekullin VII, por disa shekuj më parë. Sipas Ptolemeut,shqiptarët për herë të parë përmenden në shekullin e II-të, të cilët jetoninrreth qytetit Albanopol, Krujës së mëvonshme. Ky fis i vjetër arbën kishtepozitë qendrore në bërthamën shqiptare.” Ndërsa për vetë fatin e studjuesit M.Shuflaj, dua t’jua kujtoj se serbët e vranë në mestë Zagrebit Dr.M.Shufflaj-in, (pikërisht nesër, me 18 Shkurt, mbushen plot 77vite nga vrasja e tij), dhe dy shkencëtarët e mëdhenj dhe nga më të shquarit ebotës, Albert Einstein dhe Heinrich Mann, me këtë rast i dërguan një letërproteste Organizatës së Mbrojtjes së të Drejtave të Qytetarëve).

Ndërsa në mënyrë specifike lidhur me Kosovën, autori historianNoel Malcolm në veprën e tij Kosovo, a Short History, botim i vitit 1999 – faqe27 shprehet : “Kosova nuk bëntepjesë në territorin e Rashkës, e cila mëpastaj shtrihej në veri-perëndim : Ekspansioni serb në Kosovë filloi nëmbarim të shekullit XII-të.” Me pakfjalë Kosova fillimisht është njohur si Dardaní. Fiset sllave ndër të cilët më i fuqishmi ishte ai iRashkajve, (në pjesën qëndrore të Sërbisë bashkëkohore), si dhe ai iDiokletëve, (në të ashtuquajturën bërthamë të Malit të Zi të sotëm), me kalimine kohës deshën shtrirje dhe ajo u bë në dëmin dhe në kurriz të Dardanisë,Dioklea-s si edhe të Metohisë, (Rrafshit të Dukagjinit), pikërisht me LuftënBallkanike të 1912-ës. Kjoqe hakmarrja e sllavëve ndaj Betejës së Kosovës të vitit 1389 ! Vulosjen e asaj padrejtësije tëskajëshme e bëri Konferenca e Londrës e ambasadorëve e kryesuar nga Sir EdwardGrey, Sekretari i punëve të Jashtme i Britanisë Madhe ! Ky qe edhe nismëtari si edhepërcaktuesi i kufinjëve të cunguar të Shqipërisë e cila u njoh si shtet më vetemë 28 Nëntor të vitit 1912, duke paraqitur një realitet të paparë deri atëhere: Shteti i RiShqiptar kufijtë shtetërorë tokësorë i kishte vijë ndarëse me troje tëpopulluar kryesisht nga shqiptarë !(?) E duke e ngushtuar këtë këndvështrim, me që sotpërjetojmë edhe festojmë shpalljen më së fundi të pavarësisë Kosovës, kufiriverior i Shqipërisë i ndan tokat shqiptare nga trojet e banuara po ngashqiptarë që nga skaji jugë-perëndimor i Malit të Zi, e deri dje në skajinjugë-lindor të Kosovës e në vazhdim me Maqedoninë ! A ka padrejtësi më të madhe ?

Nuk rri dot pa dhënë edhe shifrën rrënqethëse se shkelja eDardanisë nga serbët si edhe zgjerimi i sllavëve të bërthamës Dioklea-s nëtrojet shqiptare dhe pushtimi i Rrafshit të Dukagjinit, sollën me vete pirgjetë pafund kufomash shqiptare : 12777 të vrarë. Hapii dytë qe dyndja e dhjetramijërave kolonëve sllavë në trojet shqiptare ! E ky qe vetëm fillimi !

Do të ndalem tashti në thelbin e së keqes së madhe ku tëshqyrtojmë se si, në çaste të caktuara të historisë, sa rëndësi merrlargpamësia e drejtuesve, për të mirën e kombit, dhe ç’tragjedi mund tëshkaktojë një grup udhëheqësish të prirur nga etja për pushtet vetjak, në tëkeqe të kombit !

Pakhistori bashkëkohëse : Për t’i trajtuar nga ky këndvështrim zhvillimet historikedo të më lejoni, të nderuar ndigjues, të shtroj para jush një nga citatetmadhore të njerit nga kollosët e mendimit filozofik botëror, RabindranadTagorës, icili thekson :
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Pavarsia E Jonë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pavarsia e Shqipërisë
» Nga tradita jonë-Plisi
» Lediana Kapaj: Natyra jonë e ndjeshme!
» Fterra jonë
» Letushe Haxholli:Urime Pavarsia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: (....::::DISKUTIME SHOQERORE::::....) :: Historia,gjuha dhe arti Shqiptar-
Kërce tek: